Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë edhe formalisht pjesë e Bashkimit Europian, meqë ndajnë bashkë të shkuarën, vlerat dhe kulturën.
Ajo ka deklaruar se pret që deri më 2025 shtetet e këtij regjioni të bëhen pjesë e Unionit, por se i pret punë e madhe në disa fusha, sidomos në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar, ndërsa sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ajo ka thënë se pret që të dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.
“Ballkani Perëndimor ndan të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtën kulturë me vendet tjera të Europës. Dhe do të ndajnë të njëjtën ardhme me to”.
“Në rajon po rriten investimet tona, shkëmbimet tregtare, bashkëpunimi si dhe politika e jashtme në sinkron me Unionin Europian, si në rastin e Shqipërisë dhe Malit të Zi”.
“E di që ka pasur shumë spekulime për data, si viti 2025. Për ne kjo nuk paraqet afat final, por afat të arritshmë dhe realist. Sot nuk po paraqesim thjesht një strategji, por po hapim një shteg për të ardhmen”.
“Kjo strategji përkrah agjendën përmes pikave kryesore, si sundimi i ligjit, energjia, telekomunikimet, e të tjera”.
“Jam i inkurajuar që dy presidentët(i Kosovës dhe i Serbisë) kanë nisur një fazë të re, që con drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, që mund të ketë përfundim të suksesshëm, nëse ka përkushtim”.
“Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së është tashmë në shkallë të avancuar”.
“Ballkani Perëndimor është në Europë. Me të i ndajmë një pjesë të interesave, mundësitë dhe sfidat. Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Ndërsa, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka folur edhe për të ardhmen europiane të Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se me rëndësi kritike për këtë gjë është dialogu mes dy vendeve, pa specifikuar se a pret që ai të cojë në njohje të dyanshme.
“Dialogu nuk është vetëm në interes të Serbisë, por edhe në atë të Kosovës, në aspekt të gjetjes së një zgjidhje pozitive”.
“Ne duhet ta kuptojmë që nga ky regjion ose do te eksportohet stabilitet, ose ne do të importojmë jostabilitetit. Për këtë arsye kemi krijuar nisma strukturore si sundimi i ligjit, migracioni, ekonomia, lidhshmëria, telekomunimiket”.
“Kjo nismë nuk do të konsumojë buxhet më të madh, por do të rialokojë fondet në sfera të caktuara. Ky paraqet moment pozitiv, që jep motiv pozitiv për punë të vazhdueshme”.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...