Një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut, ndërsa një martesë stresuese mund të jetë më keq sesa të jesh i vetëm, sugjeron një studim paraprak i Universitetit Brigham Young.
“Nevojitet punë e mëtejshme për të sqaruar se çfarë do të thonë këto rezultate për shëndetin në një studim të shtrirë për një kohë më të gjatë”, u shpreh Holt-Lunstad, drejtuesja e këtij studimi.
Në këtë studim u përfshinë 204 persona të martuar dhe 99 të lirë. Pjesa më e madhe ishte popullatë e bardhë dhe nuk është e qartë nëse rezultatet do të ishin të njëjtat edhe për grupe të tjera etnike, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit në këtë studim, mbanin aparatura që regjistronin tensionin e gjakut për 24 orë. Çiftet e martuara plotësuan gjithashtu edhe një pyetësor mbi martesën e tyre.
Nga analizimi i të dhënave u zbulua se sa më e lumtur të ishte martesa aq më i ulët ishte tensioni i gjakut gjatë aktiviteteve të ditës si dhe gjatë 24 orëve.
Por çiftet që shënonin vlera minimale në lumturinë bashkëshortore kishin vlera më të larta të tensionit në gjak sesa personat ‘single’. Gjatë ditës, mesatarisht tensioni i tyre ishte rreth pesë vija (mmHg) më lartë.
Nga ky studim duhet patur diçka parasysh. Është një nga studimet e rralla që shqyrtoi rrezikun e hipertensionit nga cilësia martesore.
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...