Dy të vdekur në Tiranë, ja shkaqet

15:10 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme.

Ata janë gjetur në banesa të veçanta. Njëri në Vaqarr e tjetri tek Xhamlliku.

Të vdekur janë gjetur një 41-vjeçar dhe një 53-vjeçar.

Siç mësohet deri më tani nga policia, një ditë më parë në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur i vdekur 41-vjeçari me inicialet B. SH., banues në Vaqarr, Tiranë.

Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve.

Një tjetër person, këtë herë në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të 55-vjeçarit me inicialet SH. R., banues në Tiranë.

Viktima është identifikuar si 53-vjeçari me inicialet H. GJ. Nga sa mësohet, ai ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Ndërkaq, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme