Vrsaljko rinovon me Atleticon deri në vitin 2022

13:46 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sime Vrsaljko ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të dimrit, kroati u kërkua Juventus, Napoli e Roma.

Por, ishte trajneri Diego Simeone që dëshironte që mbrojtësi mos të largohet nga Atletico Madridi dhe kështu ai ka nënshkruar rinovimin deri në vitin 2022.

Kjo gjë erdhi pasi tekniku argjentinas e shikon lojtarin si të nevojshëm për planet e tij sezonale.

“Jam shumë i lumtur që do vazhdoj rritjen këtu”.

“Ndihem shumë rehat dhe gjeja e vetme që po mendoj është të punoj çdo dit dhe kështu të jem i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Vrsaljko.

Kroati i është bashkuar Atleticos nga Sassuolo për 16 milionë euro në verën e 2016. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme