I dashuri i Kylie Jenner paraqitet për herë të parë pas lindjes së vajzës

13:51 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Travis Scott është parë për herë të parë në publik që pas lindjes së vajzës.

Reperi me emrin e vërtetë, Jacques Webster është fotografuar duke dalë nga shtëpia e të dashurës së saj, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Që nga lindja e vajzës, Travis besohet se ka qëndruar në shtëpinë e Kylie Jenner.

25 vjeçari u pa duke bërë një shëtitje ku shihet se është lodhur duke u kujdesur për vajzën e tij. Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe pantallona ngjyrë kafe të kombinuara me çorape dhe sandale.

Ndryshe dihet se çifti Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër të një vajze me datën 1 shkurtë të këtij viti./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme