Qeveria ia hedh fajin VV-së: Nuk shprehën interesim për zbardhjen e rastit Dehari

13:04 | 6 Shkurt 2018
M. A.

Qeveria e Kosovës nuk e di deri ku ka shkruar hetimi ndërkombëtarë për vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ndonëse për këtë hetim Qeveria i ka ndarë 50 mijë euro.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë një konference për media ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po pengon lejimin e një hetimi të drejtë ndërkombëtarë për zbardhjen e vdekjes së Deharit, i cili ndërroi jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 Nëntor 2016.

Këtë e ka hedhur poshtë këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi i cili në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Qeveria nuk e dinë se ku ka ngecur hetimet por sipas tij Lëviza Vetëvendosje nuk ka shfaqur interesim rreth këtij hetimi.

“Sa i përket kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë, me vendim të posaçëm, 50 mijë euro për  hetim  ndërkombëtarë të rastit. Po së fundi ka ngecë kjo çështje. Nuk e di ku ka ngecë por Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë shfaqë kurrë far interesimi rreth kësaj çështje. Qeveri a e ka kryer punën e vet ndërkaq ku ka ngecë puna kjo  është çështje jashtë nesh”, ka thënë  Matoshi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme