Ministri i Punëve të Brendshme (MBP), Flamur Sefaj, kishte paralajmëruar se do të raportonte në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, para se mbledhja të fillonte tha se arsyeja pse ministri nuk është i pranishëm janë shkaqet shëndetësore. Mirëpo ai paralajmëroi se Sefaj do të jetë i pranishëm javën tjetër, raporton EO.
Ditë më parë në medie është publikuar një bisedë mes kryeshefit Hilmi Mehmeti dhe disa vartësve të tij ku dëgjohet presioni që u bën atyre për të ndikuar në punësime.
Pas kësaj Sefaj ka suspenduar nga puna kryeshefin Mehmeti ndërsa lidhur me këtë rast Prokuroria është duke i bërë hetimet.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...