Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është paditur për shpifje nga familja Berisha nga Suhareka për shkak të deklaratave të saj publike, lidhur me rastin e Shyhrete Berishës.
Avokatja e Familjes Berisha, Vahide Braha, tha për Insajderin, se padia është bërë për shkak se Jahjaga ka thënë se Shyhrete Berisha, “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.
“Seanca fillestare do të mbahet me 14 shkurt në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha ajo.
Insajderi ka provuar të kontaktoj edhe me avokatin e Atifete Jahjagës dhe është në pritje të një përgjigje nga ai.
Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte.
Për disa vite ajo u përballë në proces gjyqësor me kunetërit e saj, Arben dhe Xhelal Berisha, deri në korrik të vitit të kaluar kur e fitoj rastin.
Gjykata në Suharekë mori vendim se Shyhrete Berisha është pronare e gjysmës së shtëpisë së banimit dhe po ashtu pronare e gjysmës së paluejtshmërisë së pronës në Suharekë.
Vëllezërit Arben dhe Xhelal Berisha janë ankuar në shkallën e dytë ndaj vendimit të Gjykatës së Suharekës.
Jahjaga ka dal në mbrojtje të Shyhrete Berishës, ajo edhe pas vendimit të gjykatës pati disa fjalë për “Drejtësinë e mohuar”. /Insajderi/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...