Mali i Zi tregon se kur do të zhvillohet vizita e Markoviç në Kosovë

11:46 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas anulimit të vizitës së kryeministrit Dushko Markoviç në Kosovë, Qeveria e këtij shteti përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre ka bërë të ditur që vizita e Markoviç në Kosovë do të zhvillohet javën e ardhshme transmeton “Zeri.info”.

Njoftimin i plotë i Malit të Zi:

“Anulohet vizita e kryeministrit Dushko Markoviç në Kosovë

Vizita e planifikuar për sot e Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç në Republikën e Kosovës, është shtyrë për javën e ardhshme.

Arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se për shkak të mjegullës në mëngjes është mbyllur aeroporti i Prishtinës. Termini i vizitës do të harmonizohet dhe komunikohet me kohë në media.

-Shërbimi i marrëdhënieve me publikun i qeverisë së Malit të Zi”./ZERI

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme