Google ADS

Rihanna “shmang” përqafimin e Presidentit të Francës

11:13 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme Rihanna, e cila është edhe në ambasadore në Global Partnership for Education, ka qenë pjesë e konferencës “GPE Financing Conference, an investment in the Future” në Dakar, ku të ftuar ishin personalitete nga e gjithë bota, e një ndër to edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rihanna dhe Macron mbajtën fjalën e tyre në konferencë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte takimi i “përzemërt” midis këngëtares dhe presidentit të Francës.

Nga fotot e publikuara duket sikur Rihanna është përpjekur të shmangë përqafimin më Macron, gjest i cili ka tërhequr syrin e paparacëve.

Publikimi i fotove ka bërë xhiron në internet duke bërë që komentet dhe thashethemet të jenë të ndryshme./TCH/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme