Aeroplani i ekipit akrobatik të Koresë së Jugut është rrëzuar dhe përfshirë nga flakët sa ishte duke u nisur nga aeroporti Changi në Singapor.
Avioni T-50B nga ekipi Shqiponjat e Zeza, doli nga pista dhe u rrëzua në bari në pistën numër 1 dhe mori zjarr, sipas një deklarate të Autoritetit të Aviacionit Civil në Singapor, transmeton portali arbresh.info
Aeroplani do të performonte në një shfaqje fluturimi në Singapor.
Shërbimet emergjente shuan menjëherë zjarrin dhe piloti është trajtuar për lëndime të lehta.
Pista është mbyllur si rezultat./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...