Mijëra indonezianë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu.
Policia ka konfirmuar se tetë njerëz janë zhdukur, pasi dy rrëshqitjet e tokës rreth qytetit të Bogorit kanë përfshirë vendin.
Vërshimet kanë zhdukur shtëpitë dhe kanë përmbysur pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike, transmeton portali arbresh.info
Rreth 6,500 njerëz ishin zhvendosur nga përmbytjet në pjesë të Xhakartës në jug dhe në lindje.
Guvernatori i qytetit Anies Baswedan është përgjigjur në katastrofë dhe tha se shërbimet emergjente po bëjnë gjithçka që munden për t’i ndihmuar ata që preken.
Në një deklaratë, ai tha: “Ne jemi duke u siguruar që këta të shpërngulur të marrin ndihmë”.
Personeli ushtarak është dërguar për të ndihmuar vullnetarët të merren me shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet./Arbresh.info/
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...