Është ndarë nga jeta para kohe zyrtarja e lartë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luzhiana Abazi.
Abazi është një nga emrat e spikatur të kësaj force politike, ndërsa së fundmi ka pasur detyrën e drejtoreshës së shërbimit spitalor.
Ajo prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë, por duket se e ka mposhtur duke i marrë jetën në moshë të re.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga një tjetër aktiviste e këshilltare e LSI-së, Elona Guri, si dhe deputetja Nora Malaj në rrjetet sociale.
“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!
Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Guri.
Abazi njihet edhe si aktiviste e LSI-së dhe njëherësh një mjeke e njohur në kryeqytet, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës.
Po ashtu për pesë vite me rradhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe pjesë e Kryesisë së LSI-së.
Kush ishte Luzhiana Abazi
Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal
Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo eshte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh