Tregjet në Azi shënuan rënie të madhe të martën, pas rënies rekorde të tregjeve në Shtetet e Bashkuara.
Indeksi i Japonisë Nikkei 225 ra për mbi 7 përqind, që është rënia më e madhe në pikë qysh në vitin 1990.
Kjo pason rënien e Indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind – që është rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet.
Rezervat e SHBA-së kanë arritur nivele rekord qëkur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën një vit më parë. Kjo, për shkak të shkurtimit të taksave dhe të ardhurave të mira të korporatave.
Por, rënia ka nisur javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA ka rritur pritjet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt sesa pritej.
Pas rënies së aksioneve të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se bazat e ekonomisë amerikane “mbeten jashtëzakonisht të forta”.
Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë 2.6 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 4.1 përqind – më e ulëta në 17 vjet.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë