Maloku: Ushtria në 2018-ën, rrena e radhës

08:08 | 6 Shkurt 2018
M. A.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë ka shprehur besimin se Ushtria e Kosovës do të formohet gjatë vitit 2018.Ai ka thënë se po i kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura për t’i plotësuar standardet e duhura për ta formuar Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë- Naim Maloku thotë se premtimi i njejtë është dhënë qysh në vitin 2015. Sipas tij, kjo deklaratë është mashtrimi i radhës i thënë 5 vite më parë.

“Të njejtën deklaratë e ka thënë në vitin 2013 besojë kjo iu kujtohet edhe qytetarëve të Kosovës, dhe njejtë do të ndodhë edhe sivjet. Ashtu njejtë qysh ka ndodh në vitin 2013, po bëhen 5 vjet që e ka thënë deklaratën e njejtë dhe këtu nuk ka ndodh kurrgjë. Kjo është rrena e radhës.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se Projekt Ligji për shndërrimin e FSK-së në FAK, ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2014.Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pasardhëse të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë më shumë kompetenca të ndërhyrjeve emergjente sesa ushtarake, porse peng i këtij transformimi edhe më tej vazhdon të jetë Lista Serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme