Nëse kompania Bechtel & Enkas do të çonte çështjen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Arbitrazh, Kosova do të kishte dëme fatale, sipas ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.
Në Interaktiv të KTV-së, Lekaj ka thënë se ish qeveria kishte neglizhuar borxhin ndaj kësaj kompanie dhe ka rrezikuar të humbë deri në gjysmën e buxhetit të vendit, nëse çështja do të shkonte në Arbitrazh.
Ai ka sqaruar deklaratën e shkuar se Bechtel & Enka kanë kërkuar 63 milionë nga qeveria e Kosovës për shkak të një marrëveshje që kishte me ish-ministrin Lutfi Zharku.
“Arsyeja është se ka qenë një kërkesë e ish-ministrit Zharku që të vazhdohet kontrata edhe për një vit sepse kontrata është dashur të përfundojë në janar të këtij viti. Ka bërë kërkesë dhe janë pajtuar pothuajse. Vetë është bërë kërkesa është pajtuar ministri Zharku, por vendimi s’është firmosur. Janë takuar mbi 100 herë por s’është bërë zgjidhje. Qeveria e Kosovës e ka kthyer në komunitetin ndërministror dhe më pas te Zharku. Është stërzgjatë dhe nuk ësthë marrë vendim. Edhe pse e ka pasur planin dinamik të B&E për të shlyer obligimet nuk është bërë kjo. Janë zotuar, për vitin 2014, 2015 dhe 2016, por është paguar pak”, ka thënë ai. “Ka mundur të shkonte në arbitrazh dhe do të rrezikonim gjysmën e buxhetit. Do të ishte diçka fatale. Ka qenë neglizhim i qeverisë së shkuar.
Lekaj ka thënë se po tenton të ulë çmimin përmes negociatave, por nuk ka përmendur shumën që mendon se mund të arrihet në marrëveshje./Koha.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?