Pas konformimit nga policia greke, se Eythimios Eythimiou është akuzuar në të kaluarën e tij në Greqi, midis të tjerash për trafikimin e 6 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit, si dhe për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve nëpërmjet Aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe Doganës së Kapshticës në vitet 2008-2009, edhe avokati i tij Sakis Kehajoglou, i njohur gjithashtu si avokati i Alket Rizait, ka folur në Top Channel për të kaluarën e shtetasit grek, që tashmë akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.
“Eythimios Eythimiou ishte klienti im. Çështja kryesore për të cilën është akuzuar parvjet në Greqi ishte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine në qytetin e Artës. U burgos për disa muaj bashkë me shtetas të tjerë grekë, sepse gjithsej u akuzuan 30 vetë. Por, në një gjykatë të shkallës së dytë, vjet në Janinë, të gjithë dolën të pafajshëm, ndërsa Eythimios Eythimiou u dënua si përdorues droge për trafik lëndësh narkotike me 4 vite burg me kusht dhe u la i lirë”, tha Sakis Kehajoglou, ish-avokat i Eythimios Eythimiou.
Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.
“Eythimios Eythimiou ishte pjesëtar i forcave policore greke, por është përjashtuar për shkelje të rënda ligjore nga trupa e policisë. Është akuzuar për shumë shkelje ligji në të kaluarën, për disa është dënuar dhe për disa ka dalë i pafajshëm. Është me origjinë nga Arta, nëna e tij ka vdekur, kurse babai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë”, tha më tej Sakis Kehajoglou.
Në bisedën që Kehajoglou ka bërë me avokatin shqiptar të Eythimios Eythimiou, ky i fundit i ka thënë se klienti i tij këmbëngul që është i pafajshëm.
Juristi grek nuk e ka përjashtuar një vizitë në Tiranë, duke pasur besim te juristët shqiptarë për një bashkëpunim në çështjen më në zë të ditëve të fundit në Shqipëri, për të cilën edhe zyrtarë të lartë të Rendit në Greqi kanë pohuar se është rasti i parë, që një ish-polic grek akuzohet si ekzekutor me pagesë, madje në territorin shqiptar./gazeta shqip/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë