Google ADS

Gjykata Speciale, Lekaj: U ndjeva keq nga deklaratat e deputetëve të LDK-së

00:25 | 6 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Duke folur rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ripërsëritur atë që ka thënë fillimisht kreu i shtetit Hashim Thaçi, se ajo u ekzagjerua.

Lekaj ka thënë se e kanë bërë të ndjehet keq deklaratat e deputetëve të LDK-së.

“Ajo që mund të them është se si AAK kemi qenë kundër, jemi kundër dhe kemi dhënë nënshkrimet tona si deputetë. Ajo që ka ndodhur më 22 dhjetor ishte iniciativë e deputetëve, e cila u ekzagjerua. Për herë të parë jam ndier keq kur kam parë deputetët e LDK-së duke dalë në konferencë për media pas dy-tre orësh e duke thënë se do të ikë KFOR-i, do të kthehet Serbia, do të kthehet Rezoluta 1244. Është shumë keq të përfitohet politikisht në këtë mënyrë”, ka thënë Lekaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Duke folur edhe për kërcënimet që kishin ardhur nga ambasadorët e Quintit, sidomos nga ai amerikan Greg Delawie dhe ai britanik Ruairi O’Connell, Lekaj ka thënë se ka besim që shefi i tij në parti e në ekzekutiv, Ramush Haradinaj, nuk do t’i bëjë dëm vendit.

“Ne e dimë situatën ku ndodhemi”, ka thënë Lekaj, duke thënë se përfundimisht ideja për zhbërjen e Speciales është çështje e mbyllur./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme