Nga diabeti e shtypja e lartë e gjakut e deri te duhanpirja dhe stresi, ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që dikush të pësojë sulm të zemrës ose të trurit.
Për momentin sulmet e zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve në SHBA. Më shumë se 610,000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, ndërsa sulmet e trurit renditen si shkaktari i pestë më i shpeshtë i vdekjeve, transmeton Telegrafi.
Një nga kontribuuesit më të madh që i shkakton sulmet e zemrës dhe të trurit është mungesa e angazhimit në një stil të shëndetshëm të jetesës.
Hiqni dorë nga duhani
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pinë 1 deri në 5 cigare në ditë shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve të zemrës.
Hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe jo vetëm se do t’ia shtoni disa vite jetë vetes tuaj, por edhe do ta përmirësoni dukshëm kualitetin e jetës.
Bëni ushtrime fizike
Mund të jetë sfiduese gjetja e kohës për të ushtruar, e veçanërisht kur punoni dhe mbani familje, por 150 minuta ushtrime në javë ju ndihmojnë t’i parandaloni sulmet e zemrës dhe të trurit.
Aktivitetet fizike si çiklizmi, ecja, futbolli, vrapimi dhe noti e forcojnë dukshëm zemrën.
Zvogëloni sasinë e kripës që e konsumoni
Mos konsumoni më shumë se 2,400 miligramë kripë në ditë. Shumica e njerëzve e tejkalojnë këtë sasi sepse konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme, por mundohuni që të konsumoni sa më pak kripë brenda ditës. /Telegrafi/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë