Jo të gjithë e mirëpritën vizitën e Rihanna-s në Senegal, madje kishte nga ata që u treguan shumë të ashpër me këngëtaren.
Përmes një deklarate të përbashkët, një grup prej 30 shoqatash, organizatash dhe sekte të ndryshme fetare kërkuan që Rihanna të mos lejohej në vend.
Ky grup që vetëquhet “Jo Masonerisë së Lirë dhe Homoseksualitetit” është i bindur se Rihanna është pjesë e Iluminatit. Konspiracionistët besojnë se Iluminati është një shoqëri e fshehtë me një grup njerëzish që kontrollojnë qeveritë në shumë vende të botës, ndërsa në Senegal janë të bindur që jo vetëm e bëjnë këtë, por edhe promovojnë homoseksualitetin.
“Ajo nuk e ka fshehur kurrë që është pjesë e Iluminatit dhe do të vijë këtu për të promovuar homoseksualizimin”, thotë Omar Diagn, zëdhënës i grupit në fjalë.
Megjithatë, Rihanna e vizitoi Senegalin me mision mbledhjen e fondeve për arsimimin e fëmijëve. “Kjo është një betejë që ne nuk do të ndalim asnjëherë së luftuari, deri kur çdo djalë dhe çdo vajzë të ketë akses në arsimim”, deklaroi ajo./topchannel/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”