Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”

23:30 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në Shqipëri sot njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me një kompani për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”, e cila do ta lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ky është një objekt infastrukturor shumë i rëndësishëm që vendin tonë do ta lidhë me Maqedoninë. Ndërtimi do të kushtojë 240 milionë euro, ndërsa sipas marrëveshjes shteti është i detyruar që borxhet ndaj kompanisë t’i plotësojë në afat prej 13 vitesh. Autostrada duhet të jetë gati për tri vite”, tha ministri i Infrasntrukturës në Shqipëri, Damijan Gjiknuri.

Marrëveshja është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Gentijan Keri dhe kryetari i kompanisë “Gjoka Construction”, Rok Gjoka.

“Falënderojmë qeverinë dhe ministrinë për besimin. Më në fund shihet që qeveria ju beson kompanive shqiptare. Premtojmë se nuk do t’ju zhgënjejmë dhe se autostradën do ta ndërtojmë në mënyrë cilësore dhe në kohë”, tha Gjoka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Përndryshe, një pjesë e punëve përgatitore për autostradën Tiranë-Dibër filluan para dy viteve, por u ndërprenë.

Me ndërtimin e autostradës, largësia e tanishme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të shkurtohet për 100 kilometra dhe do të arrijë 82 kilometra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme