Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë.
Çmimi do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, si shkrimtari Orhan Pamuk. Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që BERZH shpall për herë të parë nominimet për çmimet në letërsi, shkruan gazeta shqiptare.
Çmimi do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove. Vepra “Kamarja e Turpit” është shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste dhe ëhstë përkthyer vitin e kaluar edhe në gjuhën angleze./gazeta shqiptare
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...