Google ADS

Protesta të dhunshme në Romë kundër vizitës së Erdoganit

22:00 | 5 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Dhjetëra demonstrues janë përleshur me policinë pranë Vatikanit, gjatë vizitës së presidentit turk në Romë.

Protestuesit kanë denoncuar praninë e Recep Tayyip Erdogan mbi operacionet e nisura kundër kurdëve në Siri, transmeton portali arbresh.info

Pavarësisht nga ndalimi 24-orësh i Papa Françeskut në demonstratat e qendrës së qytetit, rreth 200 përkrahës të kurdëve janë paraqitur pranë Castel Sant’Angelo në brigjet e lumit Tiber për të bërë një protestë të qetë.

Megjithatë, protesta përfundoi në dhunë, pasi pjesëmarrësit u përpoqën që të marshojnë pranë Vatikanit, kur Erdogan dhe Ati i Shenjtë po zhvillonin takimin.

Për ndalimin e tyre është dashur të ndërhyjë policia./arbresh.info/

Të ngjashme