Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike ditën e sotme dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku këkron zgjatjen e hetimeve me tre muaj për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj e Fatmir Minaj, të cilët akuzohen për trafik droge.
Por në dokumentin në fjalë, mungon emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i cili edhe ky po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si bashkëpunëtor me grupin në fjalë.
Çollaku hedh dyshime nëse Tahiri po hetohet nga prokuroria apo ajo ka pushuar çështjen ndaj tij.
Ja çfarë shkruan Basir Çollaku, në Facebook:
Pushohen apo veçohen hetimet per Saimir Tahirin nga Krimet e Renda?!?!
A është zgjatur afati i hetimit për Sajmir Tahirin me tre muaj nga Prokuroria për Krime të Rënda?! Për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin, etj., që ishin bashkë të pandehur me Sajmir Tahirin, Krimet e Renda kanë vendosur të zgjasin hetimin nga data 19 janar 2018 deri në 19 prill 2018.
Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të droges!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon..
Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur…
Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur…
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...