Google ADS

Turqia krijon një pikë të re vëzhgimi në Idlib të Sirisë

20:20 | 5 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një konvoj i trupave turke ka hyrë të hënën në zonën veriperëndimore të Sirisë, në Idlib, me qëllim për të krijuar një “pikë vëzhgimi” që synon reduktimin e dhunës.

Sipas deklaratës së ushtrisë, krijimi i kësaj pike është bërë në marrëveshje me Rusinë, transmeton portali arbresh.info

Idlibi, i cili kontrollohet gjerësisht nga forcat rebele islamike, shtrihet në perëndim të rajonit Afrin, që kontrollohet kryesisht nga kurdët, të cilët për momentin janë objektivi i një operacioni të madh të ushtrisë turke.

Ushtria turke ka deklaruar se pika është pozita e katërt e tillë brenda krahinës së Idlibit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme