Seksitë, të djathtë dhe një gjë e të kaluarës: Vëllazëria në Gjermani dhe Austri është duke u shikuar nga afër, që kur në dritë doli një libër këngësh antisemtike.
Sa ekstreme janë këto shoqata studentore?
Anëtarëve të shoqatës u pëlqen të këndojnë. Dy dekada pas botimit të tij, është shfaqur një libër këngësh që i përket vëllazërisë austriake “Germania zu Ëiener Neustadt”, e plotësuar me referenca antisemite dhe ksenofobike.
Skandali ka çuar në dorëheqjen nga të gjitha zyrat e Udo Landbauer, nënkryetar i vëllazërisë dhe anëtar i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë (FPÖ), partneri më i vogël në qeverinë aktuale të Austrisë.
Edhe vetë vëllazëria është në ‘nën zjarr’. Kancelari austriak Sebastian Kurz dëshiron që ai të shpërbëhet.
“Në vendin tonë nuk ka vend për një shoqëri të tillë, kaq të pështirë”, ka deklaruar ai në Vjenë, transmeton portali arbresh.info
Këto komente u mirëpritën nga kritikët në Gjermani, të cilët thonë se qëndrimet e Gjermanisë janë norma midis vëllazërive në të dy vendet.
Vëllazëritë janë organizata studentore që përkrahin me kujdes traditat dhe një kuptim të veçantë të burrërisë. Këto grupe përbëhen vetëm nga burrat, përmes një zotimi ritual. Pasi të kalojnë periudhën e provës mund të bëhen anëtarë të përjetshëm, duke u mundësuar atyre kontakte të vlefshme për karrierë.
Si anëtarë të një shoqërie të mbyllur, nën betim, ata marrin një ndjesi që i përkasin një rrethi elitar. Gjatë universitetit, ata më së shumti gëzojnë për shkak të jetesës së lirë në zonat më të preferuara të qyteteve të mëdha.
Mbrojtja mes tyre është gjithashtu një traditë. Gjatë këtyre dueleve me brisk të mprehtë, shumica e pjesëve të trupit mbrohen, me përjashtim të qëllimshëm të faqeve dhe pjesës tjetër të kokës. Këto lloj duelesh shihen si dëmonstrim i gatishmërisë së dikujt për të luftuar.
Ngjarjet zyrtare, të cilat janë kryesisht çështje të jashtme, ndiqen nga një uniform unike mes tyre. Ata që kanë kohë në këtë shoqatë, këshillojnë anëtarët më të rinj, duke u dhënë këshilla për përkujdesje në karrierë. Ata mund të kenë ndikim të madh.
Ajo që ndodh pas dyerve, mbetet mister për shumë të huaj. Michael Gehler, një profesor i historisë në Universitetin e Hildesheim, është një i jashtëm i kësaj organizate. Në fund të viteve 1990, botimi i parë i një libri që ai dhe disa kolegë shkruan duke kritikuar këtë lloj organizate u shit shumë shpejt.
“Ne zbuluam se këto organizata kishin blerë librat, sepse nuk dëshironin që libri të arrinte të audience më e gjërë”, tha ai për “Duetche Ëelle”.
Gjermania është shtëpi për më shumë se 1 mijë organizata të tilla, nga të cilat janë rreth 120 vëllazërime. Shumica janë në qytetet universitare me një traditë të gjatë, si Marburg, Heidelberg dhe Tübingen. Ato u krijuan si pasojë e ekzistencës gjatë okupimit të Napoleonit në Gjermani në shekullin XIX, kur Gjermania ishte ende një koleksion shtetesh të pavarura.
Studentët në atë kohë ishin të interesuar në krijimin e një indentiteti kombëtar dhe kështu themeluan vëllazërinë e parë në Jena në vitin 1815. Themeluesit e saj miratuan ngjyrat e një njësie ushtarake vullnetare prusiane: të zezë, të kuqe dhe ari, ngjyra të cilat sot ndodhen në flamurin kombëtar të Gjermanisë.
Për një kohë të gjatë, vëllazëria është parë si anakronike dhe shpesh është kritikuar për pikëpamjet ekstremiste të krahut të djathtë. Kritika nuk është plotësisht e diskutueshme nga disa në qarqet vëllazërore, varësisht se si është përcaktuar termi.
Anëtarësimi në vëllazëri brenda grupit të Stein ofrohet vetëm te ata persona që kanë një prind gjerman. Prindi duhet të jetë europian, ndërsa atyre u kërkohet të kenë kryer shërbimin ushtarak.
Kërkesa të tilla çuan në një ndarje në grupin e ombrellës, së pari në vitin 1996 dhe pastaj përsëri në vitin 2016.
Numrat dhe rëndësia e vëllazërimeve ka rënë që nga koha e Perandorisë Gjermane, kur më shumë se gjysma e studentëve ishin anëtarë. Në ditët e sotme, shkalla e anëtarësimit ka rënë në 2 përqind ose më pak, tha Dietrich Heither, një shkencëtar social dhe ekspert i vëllazërimit.
Edhe pse vëllazëria i përket së kaluarës, ndikimi i tyre nuk është zhdukur krejtësisht. “Rojet e vëllazërië” mbajnë kontakte të mira në politikë dhe biznes./DeutcheWelle/arbresh.info/
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...