Thiago Silva ka rigjallëruar flakën e debatit të vjetër duke mbështetur Lionel Messin si futbollistin më të vështirë për ta ndalur sesa Cristiano Ronaldo.
Të dy yjet, Messi dhe Ronaldo kanë luftuar për titullin e ‘lojtari më i mirë i botës’ për dekadën e fundit, duke ndarë dhjetë Topa të Artë, me nga pesë secili.
Duke gjykuar nga fillimi i vitit dhe forma e tyre aktuale dhe potenciali, Messi duket se ka më shumë gjasa të vazhdojë të kërkojë një rekord të gjashtë të Topit të Artë nga dyshja e njohur.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Silva beson se ka një ndryshim të vogël që ndan këta dy lojtarë, teksa nuk heziton të tregojë se Messi është më i vështirë për tu ndalur sesa Ronaldo.
“Është më e vështirë për t’u mbrojtur kundër Lionel Messit sesa Cristiano Ronaldo”, ka thënë fillimisht Silva për gazetën spanjolle Sport.
“Cristiano meriton të fitojë gjithçka që ka fituar në karrierën e tij. Ky vit është paksa më i vështirë për të, por ende nuk ka përfunduar. Ai ende mund të fitojë Topin e Artë tjetër”.
Ronaldo do të jetë i etur për të bindur Silvan se e ka gabim kur palët të takohen në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve javën që vjen, por mbrojtës ishte këmbëngulës në bindjen e tij se Messi ka avantazh ndaj portugezit.
“Dallimi i vogël mes tyre është se Messi, me topin, një kundër një, ose madje kundër dy, është e vështirë për të ndalur”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...