Google ADS

Korea e Veriut po përdor ambasadën në Berlin për të blerë teknologji për armët nukleare

19:12 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sipas shefit të inteligjencës gjermane është bërë e ditur se Korea e Veriut po përdor ambasadën në Berlin për të blerë teknologji që ndihmon në krijimin e armëve nukleare, shkruan cnn, transmeton arbresh.info.

“Ne jemi të bindur se Korea e Veriut ka përdorur ambasaden në Berlin për të blerë teknologji në krijimin dhe përsosjen e programit nuklear.”  Ka thënë shefi i agjencisë së sigurisë Hans-Georg Maassen.

“Sa herë që e hetojmë do ta ndalojmë një aksion të tillë por nuk mund të jemi të sigurt që do të funksionojë në të gjitha rastet.” ka shtuar Hans-Georg Maassen.

“Teknologji e tillë është blerë e është dërguar në Gjermani përmes ambasadës që është në Berlin” ka thënë Hans-Georg Maassen.

Burime të tjera tregojnë që blerja mund të ketë qenë ilegale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme