Google ADS

Më në fund kryeministri Haradinaj merr vizën për Amerikë, pasnesër udhëton

19:07 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marë vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lutjet e Mëngjesit.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Arbresh.info këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi.

“Është e vërtetë që sot kryeministri e ka marrë vizën për Amerikë. Ai pasnesër udhëton meqenëse nesër ka takim me kryeministrin e Malit të Zi”, ka thënë Matoshi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme