Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, janë takuar sot me shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova.
Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit.
“Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim. Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi