“Thaçi është shefi, Haradinaj i dëgjueshëm ia liron karrigen”

16:17 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zyrtarisht shefi i qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj është vetëm i dëgjueshmi i tij.

Pantina përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që presidenti të marrë pjesë në mbledhje të qeverisë e as të ndërhyjë në punën e saj.

Deputetja e VV’së ka thënë se kur do T haçi, Haradinaj ia liron karrigën, duke shtuar vendi do të shoh zhvillim vetëm atëherë kur Thaçi & Co nuk do të jenë pjesë e vendimarrjes.

Statusi i plotë:

Thaçi President apo Kryeministër?

Sipas Kushtetutës së vendit Presidenti i vendit zgjidhet nga Kuvendi dhe i raporton atij. Asnjëherë deri më sot Presidenti nuk ka marrë pjesë në mbledhje të qeverisë e as nuk ka ndërhyrë në punën e saj. Por Hashim Thacit si duket nuk po I mjafton pozita e Presidentit, ai po dëshiron ta dëshmoj se ai është ende “Shefi” e Ramush Haradinaj është thjesht një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon Shefi ai ja liron kërrigën! Ky vend do e sheh dritën e zhvillimit vetëm atëherë kur Thaçi & co nuk janë pjesë e vendimmarrjes!

Shef, shtetndërtimi nuk nënkupton ndërtimin e rezidencave e muzeve, por shteti ndërtohet duke luftuar krimin e korrupsionin e duke instaluar sundimin e ligjit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme