Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se propozimi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial për institucionet e Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi, pos që është absurd është edhe i gërditshëm.
“Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët”, shkruan Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.
“Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek luksi, paraja, rehatia!?”, pyet Haxhiu, duke shtuar disa vërejtje të saj për gjendjen në Kosovë.
“A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë? A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë? A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit!
Janë me mijëra familje që s’kanë kulm mbi kokë”.
“Janë bërë tmerr i vërtetë për besë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?