Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se kjo javë duhet të jetë vendimtare për t’u kthyer normaliteti politik por edhe ekonomik në Kosovë, me mbylljen e historisë së demarkacionit me Malin e Zi.
“Qytetarët janë lodhur duke pritur zyrave të ambasadave nëpër kolona të gjata për vendimet që kanë obligim t’i marrin deputetët e zgjedhur të parlamentit të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Ai ka pohuar se PDK-ja ka qenë e qartë qysh herët për këtë çështje. “Po të kishte qenë në dorën tonë kjo do të ishte harruar dhe qytetarët do të lëviznin lirshëm në shtetet e Evropës respektivisht në zonën Shengen. Liderët e ndërgjegjshëm vlerësohen në vendime të mëdha”, ka thënë zëvendësministri Zeka.
Ai ka shtuar se tani janë duke u numëruar ditët për të mos na ikur momenti që këtë vit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...