Kryesia e Kuvendit nuk e ka proceduar më tutje marrëveshjen për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Me vendimin e shumicës së anëtarëve në kryesie, Demarkacioni është shtyrë për një datë tjetër ku sipas Veselit, kur do të ketë një vendimmarrje më serioze, shkruan arbresh.info
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon që Demarkacioni të kalojë në Kuvend, duke mohuar faktin se AAK është një pengesë për mos procedimin e marrëveshjes nga kryesia në Kuvend.
Kështu ka thënë deputetja e AAK-së Time Kadriaj në një prononcim për portalin Arbresh.info, duke shtuar se AAK nuk ka ndërruar qëndrim rreth kalimit të kësaj marrëveshje.
“Sot ka qenë në rend të ditës çështja e demarkacionit. Aleanca e ka qëndrimin e vet rreth kësaj çështje. Megjithatë janë deputetët që do të vendosin se si do të votohet sipas asaj që mendojnë që është e drejtë apo e padrejtë”, tha Kadrijaj.
Deputetja nga radhët e AAK-së thotë se partia e saj nuk është pengesë që Demarkacioni nuk është proceduar në Kuvend.
“Aleanca nuk ka anëtar të kryesisë. Aleanca e ka qëndrimin e njëjtë, megjithatë marrëveshja duhet të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe janë deputetët ata të cilët do të vendosin si do të votojnë. Nuk është pengesë AAK-ja që sot nuk është proceduar marrëveshja për Demarkacionin në Kuvend”.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kanë arritur një pajtim me të gjitha grupet parlamentare që demarkacionin ta shtyjnë për shkak që sipas tij, për këtë çështje duhet konsensus nacional.
Veseli ka thënë se kur të ketë pajtim do të caktohet edhe kjo pike rendit të ditës, që është demarkacioni.
“Me datën 8 do të kemi seancë plenare, kemi disa pika të rendit të ditës, asgjë nuk ka të jashtëzakonshme kjo është e gjitha. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është çështje që duhet konsensus nacional. Kërkova me mirëkuptim që kjo pik e rendit të ditës të jetë në një moment të caktuar, kur do të ketë edhe një vendimmarrje më serioze. Patëm një unanimitet për këtë pikë, përveç LDK-së, që kishte një reaksion që ka të bëjë me të kaluarën. Jemi duke punuar shumë seriozisht që të arrijmë një zgjedhje të konsensusit nacional”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Institucionet e Kosovës tash e tre vite nuk po arrijnë që t’i japin fund kësaj çështje që po i lë qytetarët e izoluar.
Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në kohën kur Isa Mustafa (LDK) ishte kryeministër në bashkëqeverisje me PDK-në, ku Hashim Thaçi ishte zëvendës i tij, por edhe ministër i Punëve të Jashtme./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën