Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur naiv propozimin për ndërtimin e komplekseve të reja institucionale.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, sot ka njoftuar për adresimin e vet në Qeverinë me tri propozimet që vendi duhet të merret.
Një prej tyre, sipas Thaçit, është se “shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës.”.
Por Abdixhiku, thotë se Kosova para kësaj ka nevojë për gjëra të tjera, duke përshirë shëndetësinë, arsimin e gjyqësinë.
Postimi i Abdixhikut:
Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore. Kosova ka nevojë për spitale më të mira, shtretër e barna më shumë. Vizitoni pak spitalet shtetërore dhe shihni mjerimin aty. Kosova ka nevojë për arsim më cilësor, për dije më shumë. Ka nevojë për gjykata më të forta.
Tek pasi t’i kemi përfunduar punët në shëndetësi, arsim e gjyqësi – tek atëherë – mund të flasim për zyret e politikanëve, të kolegëve të mi.
Propozimi për komplekse të reja të institucioneve në këtë kohë është veçse naiv.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?