Barcelona e zbulon buxhetin

12:43 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Barcelona po bënë plane për transferet që do të realizohen gjatë verës, transmeton arbresh.info.

“60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e ardhshme”, ka bërë me dije zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestra.

Mediet e huaja raportojnë se tifozët e katalanasve nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, pasi ky buxhet është thuajse në të njëjtat shifra të viteve të kaluara, por kësaj shifre për blerje të tjera të bujshme u shtohen edhe shumat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen gjatë verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme