Këngëtarja Rita Ora ka pak ditë që ka publikuar projektin më të ri “For You” në duet me Liam Payne.
Pas lansimit të këngës, Rita është shumë e angazhuar në promovimin e saj, në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Mëngjesin e sotëm, përmes rrjeteve sociale, këngëtarja dha një lajm të hidhur për fansat e saj.
Rita tregoi se pasi ishte zgjuar për të vazhduar punët në Paris, ishte ndjerë keq me shëndet andaj kishte vizituar doktorin.
“Sapo u zgjova për të punuar në Paris dhe ishte ora 8 e mëngjesit, kur fillova të shkruaja këtë mbishkrim. Kuptova se diçka nuk shkonte mirë. Vizitova një doktor dhe ai vetëm më tha që kam laringjit të rëndë dhe infeksion bakterial që shkakton dhimbje në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytin më parë. Është gjithmonë e frikshme kur instrumenti yt që përdor aq shpesh është në një gjendje të brishtë kështu që këtu përmblodha kujtimet e bukura për mua të javës së kaluar! Mos u shqetësoni Unë do të përpjekem të bëj të pamundurën për të performuar me Liam Payne në Paris dhe të jem pjesë e premierës “Fifty Shades Freed”! Më dëshironi fat ?????????????? (sëmundja vërtetë dhemb).” shkroi ajo.
Megjithatë, lut fansat të mos brengosen sepse do ta bëj të pamundurën të performojë me Liam Payne dhe të jetë pjesë e “Fifty Shades Freed”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BezrXwrnnEd/?utm_source=ig_embed
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...