Google ADS

Zbulohet e shkuara e vrasësit grek

11:37 | 5 Shkurt 2018
L G

Të tjera detaje dalin në lidhje me të shkuarën e killerit grek të Devi Kasmit, Eftimio Eftimius.

Pak kohë më parë shtetasi grek ka shërbyer si rojë pranë ambasadës shqiptare në Athinë.

Ndërkohë që ai ka probleme në shtetin grek pasi për disa herë është akuzuar si i lidhur me trafikantë kokaine.

Përpos rastit ku ai u përfshi në trafikun e kokainës nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit gjatë vitit 2009, Eftimiu ka qenë pjesëtar i rrjetit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.

Ky rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij.

Në një tjetër rast, Eftimiu u akuzua bashkë me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për trafik kokaine.

Burime të Policisë së Tiranës konfirmojnë për “Ora neës” akuzat për 43-vjeçarin, të ardhura nga oficerët grekë të Antidrogës.

Operacioni i koduar “Themis” u ndoq edhe nga DEA amerikane, por Eftimiu tha në gjykatën greke se kokainën e kishte për përdorim personal.

Me tej Eftimiu mbajti lidhje me grupet kriminale shqiptare.

U akuzua për trafik droge nga aeroportet “Elefteros” “Venizelos”.

Ndërkohë për burime nga grupi hetimor në Policinë e Tiranës bëjnë me dije se vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ardhur për hakmarrje.

Shtetasi grek dyshohet të ketë marrë porosi nga bosët e kokainës për Kasmin lidhur me një vrasje të ndodhur në 2011.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kasmi kishte krijuar armiqësi me grupe në Spanjë dhe Francë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme