Operacioni i ushtrisë turke në Afrin kundër kryengritësve kurdë në rajonin Afrin të Sirisë vazhdon për ditën e 17-të me radhë.
Ushtria turke tha në një deklaratë të hënën në mëngjes, qe ka vrarë dhe plagosur 12 militantë kurdë, duke e çuar numrin e të vdekur dhe të plagosur në radhët e militantëve në 947 që kur filloi operacioni, transmeton portali arbresh.info.
Ushtria turke njoftoi të hënën në mbrëmje vdekjen e dy ushtarëve të saj, duke e çuar numrin e të vdekurve në operacion në 16 të vdekur që nga fillimi i degës së ullirit.
Gjatë një vizitë inspektimi të kryeministrit turk Ben Ali Yıldırım dje në Hatay dhe Kilis ku militantët Kurd kanë hedhur raketa nga qyteti kurd të Afrin-it ku dhe ka pasure viktima ne popullatën civile.
Yıldırım tha se militantët kurdë “qëllimisht” vranë civilë duke shtuar se militantët kurdë kanë hedhur 94 raketa në Hataj dhe Kilis që nga fillimi i operacionit, i cili shkaktoi shtatë të vdekur dhe 113 të plagosur në radhët e civilëve turq në Rihaniya dhe Kilis./Arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...