Google ADS

Rrëfehet Besim Hasani

08:22 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se njohja e KOK nga KOK ndërkombëtar dhe njohjet e federatave kombëtare nga ato ndërkombëtare e kanë vendosur Komitetin Olimpik të Kosovës para një përgjegjësie të madhe për të demonstruar kredibilitetin dhe qeverisjen e mirë në sport.

Ai këto komente i bëri në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK, ku është diskutuar për Pasqyrat Financiare për vitin 2017, Raporti i Punës (objektivat strategjike) së KOK-ut për 2018, Plani Financiar për vitin 2018 etj.

Hasani theksoi se Bordi i KOK-ut ka punuar me vullnet dhe entuziazëm  për demonstrimin e kredibilitetit dhe të qeverisjes së mirë në KOK, ndërsa shtoi se përzgjedhja e stafit të KOK-ut është bërë në dije, aftësi dhe shkathtësi, gjë e  cila ka ndikuar në rritjen e efikasitetit të punës së KOK-ut.

Në funksion të demonstrimit të transparencës, kreu i KOK-ut theksoi se është funksionalizuar këshilli mbikëqyrës 5 anëtarësh, i përzgjedhur  nga asambleja vjetore e vitit 2016, të cilët kanë kontrolluar çdo projekt të KOK-ut, përderisa stafi i KOK-ut ka qenë i gatshëm për t’u përgjigjur në çdo pyetje nga ana e këtij komisioni.

Ai tha se katër persona përgjegjës marrin pjesë në ekzekutimin e një transaksioni financiar, sado i vogël qoftë, i cili në mënyrë obligative duhet të jetë nëpërmes sistemit bankar.

“Të gjitha federatat dhe klubet duhet të aplikojnë një sistem të tillë, ju sigurojnë se asnjë transaksion financiar nuk mund të ekzekutohet pa iniciativën e menaxherit të projektit , pa u proceduar nga përgjegjësi për financa, pa u verifikuar nga sekretari i përgjithshëm dhe pa u miratuar përfundimisht nga presidenti”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe strategjisë së KOK-ut, ku me qëllim të tejkalimit të pikave të dobëta janë organizuar 14 kurse bazike për administratorët të sportit dhe janë certifikuar 300 administratorë të sportit. Hasani tha se KOK-u ka ndihmuar financiarisht federatat e sportit të Kosovës, ndonëse shumat ishin të vogla.

Një fjalë rasti mbajti edhe Albin Tahiri, i cili tha se në vitin 2008 kishte vendosur të lë Slloveninë dhe të vijë në Kosovë, dhe se ky ishte vendimi i tij më i mirë dhe është krenar të jetë pjesë e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Tahiri është skitar i Kosovës dhe do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, ku do të jetë i pranishëm në pesë disiplina.

Përfaqësuesi i MKRS-së, Ibër Alaj, në emër të kësaj ministrie, ka thënë se kjo MKRS së bashku me KOK-un mund të arrijë qëllimin që sporti të avancohet, duke pasur një plan strategjik.

Ndryshe, në punimet e kësaj asambleje menjë minutë heshtjeje janë përkujtuar personat kontribuues për sportin që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2017.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme