“Tërmeti” dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Nea Demokratia, Kirajkos Micotakis, thuhet në njoftimin e Kabinetin e kryeministrit të Dreqësisë, Alexis Tsipras, pas protestës së sotme në Athinë të Greqisë.
“Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë.
Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët.
Shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizionin, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”, thuhet në njoftimin./shenja/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’