Google ADS

Rusia fillon ofensivë të egër në Siri pas rrëzimit të avionit luftarak dhe vrasjes së pilotit

21:22 | 4 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Rusia ka filluar një ofensivë të egër në provinën Idlib  në Siri.

Sipas mediave ndërkombëtare janë kryer rreth 100 sulme ajrore vetëm disa orë pasi rebelët sirianë kishin rrëzuar një avion luftarak dhe kishin vrarë pilotin, transmeton portali arbresh.info

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se 68 sulme janë kryer vetëm gjatë ditës së diele, ndërsa 35 sulme ishin kryer të shtunën.

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga zona për të shpëtuar nga sulmet, por “Helmetat e Bardha” pretendojnë se 21 civilë janë vrarë.

Sulmet filluan pasi rebelët në Siri rrëzuan avionic luftarak rus dhe vranë pilotin.

Përgjegjësinë për rrëzimin e avionit ushtarak e ka marrë një grup xhihadist i udhëhequr nga ish-dega siriane e al Kaedës./Daily Express/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme