Patinazh në Prishtinë

21:16 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në Prishtinë, duke nisur ngadalta 9 shkurt, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të programohet një fushë me akull sintetik, e cila do të përdoret për patinazh.

Lajmin për këtë e kanë konfirmuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njëherësh janë edhe iniciatorët dhe realizuesit e projektit në fjalë.

Nga 9 shkurti në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të vendoste pista e patinazhit nga KOK

Madje, duke nisur nga data 9 shkurt, Komiteti Olimpik do të organizojë edhe Festivalin Olimpik “PyeongChang2018”.

Festivali do të zgjasë 16 ditë, ku do të promovohen edhe shumë sporte tjera dimërore.

Ndërsa pista e akullit, do të largohet nga sheshi “Zahir Pajatizi” më datë 25 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme