Rrjeti social Facebook sot ka shënuar përvjetorin e 14-të themelimit, shkruan portali arbresh.info
Kjo platformë online tashmë shfrytëzohet nga dy miliardë njerëz anembanë botës.
Gjigantit teknologjik i janë dashur rreth tetë vite, nga 2004 deri më 2012 që të arrijë një miliard përdorues, por kulmin e arriti në vitin 2017 kur u bënë dy miliardë.
“Isha 19 vjeçar kur nisa Facebook-un, dhe nuk dija asgjë për themelimin e një kompanie apo për shërbimin global të internetit. Përgjatë viteve kamë bërë pothuajse çdo gabim që mund të imagjinoni. Kam bërë dhjetëra gabime teknike dhe marrëveshje të këqija. U kam besuar njerëzve të gabuar dhe i kam futur njerëzit e talentuar në role të gabuara. Kam humbur trendë të rëndësishme dhe isha i ngadaltë”, shkruan sot themeluesi i këtij rrjeti, Mark Zuckerberg.
Më tej ai ka thënë se arsyeja pse ekziston ky komunitet sot, nuk është për shkak të shmangies së gabimeve, por se kanë besuar se ajo që janë duke bërë është më e rëndësishme mjaftueshëm sa për të provuar për të zgjidhur sfidat më të mëdha./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...