Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, gjatë një konference për media, të mbajtur lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se marrëveshja aktuale është bërë në mënyrë huligane.
Deputeti i Kuvendit mendon se Mali i Zi ka synim ta pushtojë Kosovën, pavarësisht që është njëri ndër shtetet e para që e ka pranuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike.
Për deputetin Lajçi qëllimi i Malit të Zi dhe Serbisë është i njëjti, ekspansionizmi.
Ai nuk është ndalur me kaq, por e ka këshilluar Malin e Zi që të rrinë urtë dhe të tregohet të mençur.
“LVV mban qëndrimin e njëjtë, për shkak të premtimit të saj për të mbrojtur sovranitetin. Synimet eskpansioniste të Malit të Zi dhe Serbisë mbesin të hapura ndaj territorit të Kosovës. Qeverisë së Malit të Zi i themi dhe duhet përsëritur se synimet e tilla janë të së kaluarës. Ata duhet të jenë të urtë, të qetë dhe të tregohen të mençur”, ka thënë Lajçi në një konferencë për media në selinë e kësaj partie.
Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet një konference ka ripërsëritur qëndrimin e saj për demarkacionin si dhe ka mbështetur Raportin e hartuar nga Komisioni i ri qeveritar i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi. Në këtë konferencë në të cilën folën deputetët Ali Lajçi dhe Arbërie Nagavci, po ashtu u kërkua që personat e përfshirë në marrëveshjen e 26 gushtit 2015, të hetohen nga Prokuroria.Duke qenë se raporti i hartuar nga Komisioni që udhëhiqet nga z. Bulliqi ka nxjerrë konkluzionin që thotë: “Si rezultat i të gjitha këtyre të gjeturave në punën e ish – Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Komisioni ynë konstaton se: vija kufitare në Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi (Vjenë, 26 gusht 2015), nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish – Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës ", marrëveshja e pretenduar për shënimin e vijës kufitare nuk duhej të vinte fare në Kuvend. Ajo marrëveshje, përmbajtja e saj, personat e përfshirë në atë komision, si dhe përfaqësuesit politikë, pra nënshkruesit e asaj marrëveshjeje me 26 gusht 2016 në Vjenë aktualisht duhet të ishin para një procesi gjyqësor për cenimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Në këto kushte ne i bëjmë thirrje prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që të nisë sa më parë hetimet për këtë rast tejet të rëndë dhe të paprecedentë. Po ashtu i bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit, anëtarëve të saj, veçanërisht atyre që vijnë nga ish – qeveria që jashtëligjshëm në të kaluar e kanë mbështetur marrëveshjen e 2015 të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant të cenimit territorial te Kosovës. Komisioni Qeveritar i drejtuar nga prof. Shpejtim Bulliqi ka dhënë material të mjaftueshëm për të vërtetuar shqetësimet e dyshimet e bazuara të qytetarëve anekënd Kosovës përgjatë vitit 2015-2016 si dhe deputeteve që e kundërshtuan atëbotë. Po ashtu, është e pakuptueshme se si një kryeministër edhe pas konkluzioneve të këtij raporti e sjell ne Kuvend në vend se ta dorëzojë në Prokurori këtë raport dhe të gjeturat e tij. Ne dhe njëherë përsërisim, ne jemi për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shtet mik i Kosovës, por nuk jemi për të cenuar asnjë centimetër te territorit të vendit tonë. Shënimet e sakta janë, vlerësimi i saktë po ashtu nga ekspertet ekziston, qeveria duhet të kryejë detyrën dhe te fillojë bisedimet me Malin e Zi për ta korrigjuar atë çfarë ka ndodhur.
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sonntag, 4. Februar 2018
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...