Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka marrë përsipër një mision jashtëzakonisht të vështire. Ai ka dy muaj që ka marrë angazhime nga Qeveria e Kosovës për të gjetur rrugë se si të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi pa cenuar interesat e dy vendeve.
Numri dy i Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar disa takime larg syrit të publikut për t’i dhënë epilog marrëveshjes më problematike, e cila po mban peng rrugëtimin e Kosovës tash e sa vite.
Madje, ai raportohet se javën e kaluar të ketë pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për këtë çështje.Vet Limaj në fund të vitit të kaluar kishte thënë së shumë shpejt do të ratifikohet një version i demarkacionit i përshtatshëm për të gjitha palët.
Përkundër interesimit të medieve, Limaj nuk kishte dhënë detaje tjera, shkruan Indeksonline.
“Ka rreth dy maj që kam marrë angazhim për të gjetur rrugë që kjo temë përmbyllet dhe me i hap mundësi vendit. Unë besoj se Qeveria e Kosovës e ka mundësinë që të punojë ende që së bashku me Qeverinë e Malit të Zi të gjejë një zgjidhje të përbashkët ku do të respektohet interesi i dy vendeve. Ka hapësire të mjaftueshme që dy qeveritë tona të marrin përsipër obligimet që të përmirësojnë çdo pikë ku vlerësohet se ka pasur lëshime gjatë asaj marrëveshje dhe ku ka gabime të përmirësohen. Po bisedojmë dhe shpresojmë të gjejmë një rrugë ku do të jemi sigurt që deputetët po votojnë diçka që nuk është kundër interesit të vendit dhe kjo të bëhet me transparencë. Kjo do t’i hapte rrugën Kosovës drejt liberalizimit dhe perspektives evropiane”, ka thënë Limaj gjatë një tubimi partiak të Nismës Socialdemokrate.
Mediet poashtu kanë raportuar për një vizitë të Limajt në Mal të Zi pikërisht për çështjen e demarkacionit.
Limaj sa ishte në opozitë kishte luajtur rol të madh në bashkimin e opozitës. Fillimisht si VLAN e pastaj edhe VAN.
Edhe pse është pjesë e qeverisë ai po kërkon që në temat e mëdha siç është dialogu me Serbinë të përfshihet opozita dhe shoqëria civile. Muaji shkurt pritet të jetë vendimtar në gjetjen e një zjidhje për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi./Indeksonline/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...