Google ADS

Ramiz Lladrovci merr këtë vendim për qytetarët e komunës së Drenasit

14:37 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paralajmëruar qytetarët e komunës së tij se më nuk do të lejojë renovimin e ndërtesave/shtëpive të tyre pa i plotësuar kushtet sipas Ligjit.

Përmes një komunikate të lëshuar nga komuna e Drenasit bëhen me dije masat që do të merren ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin.

“Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj edhe një herë gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht ata të cilët bëjnë renovime të objekteve dhe ndërtime, se një gjë e tillë nuk do lejohet pa i plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara sipas Ligjit. Të gjithë ata që do të ndërtojnë e rinovojnë objekte, kryesisht në blloqet banesore, në përdheset e tyre, do të merren masa ndaj tyre, fillimisht duke ndaluar punimet, por edhe me fletëparaqitje ne gjykatë, ndërsa banorët të cilët japin pëlqimin e tyre për ndërtim-renovim, mbajnë përgjegjësi individuale, kurse Komuna, nuk do lejoj punimet”, sqarohet në komunikatë.

Tutje, aty thuhet se Drejtoria e Inspektoratit është në terren vazhdimisht dhe është duke marr masa ndaj shkelësve të Ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme