Google ADS

Është i pastrehë, por ka fat me femra: Çdo ditë fle me një tjetër! (Video)

13:31 | 20 Korrik 2015
Arbresh.info

Joe është 27 vjeç dhe nuk është si gjithë të tjerët. Ai është një person i pastrehë, pa shtëpi, por shumë i veçantë në llojin e tij. Çdo ditë Joe josh një femër, e cila e fton të kalojë natën në banesën e saj duke evituar kështu edhe fjetjen në rrugë

Djaloshi jeton në New York dhe shprehet se e adhuron Mollën e Madhe, pasi i pëlqen që aty njeh çdo ditë femra të reja. Gjithçka që fiton nga kjo punë, ai e investon në pamjen e tij të jashtme, në veshjen dhe dukjen, në mënyrë që të mos duket si i pastrehë tek femrat që ai josh.

Jo rrallë i ndodh që për të kursyer të përdorë kampionet që jepen falas të deodorantëve apo të produkteve të tjera, të cilat i mundësojnë kurimin e imazhit me një kosto thuajse zero.

Ai shprehet se të paktën tre apo katër herë në javë arrin të jetë i ftuar në shtëpinë e ndonjë femre të bukur, duke përfituar edhe darka të bollshme tërësisht dhuratë.

“Funksionon kështu: Shkoj tek ndonjë vajzë, çfarëdo, dhe i them se e dua, se dua të martohem me të (vetëm për argëtim). Dhe, e bëj atë për të qeshur. Në mëngjes zgjohem me disa para në xhep. E vetmja gjë që duhet të bëj është të përpiqem të mos dukem si i pastrehë”, thotë Joe. /NOA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme