Nuancat e ngjyrave të kundërta, tërhiqen

12:58 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ngjyra e kaltër plotëson për mrekulli ngjyrën e kaftë, prandaj femrat që kanë sy me këtë ngjyrë mund të zgjedhin lirshëm nuancën e tyre të preferuar.

Sytë e gjelbër më së miri do të theksohen nga ‘eyeliner’-i i kaltër, me nën-tone të ngjyrës vjollcë, apo të kuqërremtë.

Syve të kaltër më së miri iu rri nuanca e së kaltrës e cila anon kah e hirta, kurse një kombinim i mirë është edhe ‘eyeliner’-i i kaltër në kapakët e epërm të syve, me atë bronzues poshtë.

Sytë ngjyrë lajthie më së miri do të theksohen me nuancat e kaltra-të gjelbra, apo me ngjyrën tirkiz, transmeton Telegrafi.

Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo.

Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme, gjë që krijon konfuzion. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme