Google ADS

ATK në vitin 2017 mbylli 214 lojëra të fatit, gjobat arritën vlerën 1.3 milionë euro

11:29 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vitin 2017 ka mbyllur 214 lojëra të fatit e ka anuluar 179 licenca. Gjobat ndaj këtyre bizneseve arrijnë vlerën 1.3 milion euro.

Valentina Bytyqi, zyrtare për komunikim me publikun në ATK, kjo është rezultat i fillimit të implementimit të strategjisë së re për monitorimin e lojërave të fatit.

“Vetëm gjatë vitit 2017 ATK ka vizituar diku 1540 biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, prej tyre janë mbyllur 214 lokale dhe janë anuluar licencat e 179 prej tyre. Numri i gjobave të cilat u janë lëshuar këtyre bizneseve d.m.th këto biznese janë bastore, kazino dhe biznese të ngjashme dhe vlera e gjobave të cilën e kemi lëshuar për këto biznese është 1.3 milion euro”, tha ajo.

“Administrata Tatimore e Kosovës në vitin 2017 dhe në vitet e kaluara edhe këtë vit kemi filluar me strategjitë e reja në monitorimin e lojërave të fatit të cilat operojnë jashtëligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Ajo u shpreh se as këtë vit nuk do të ketë tolerime për ato biznese që ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme.

Vetëm gjatë muajit janar ka sqaruar Bytyqi se janë mbyllur 30 biznese e gjobitur me 52 mijë euro, raporton EekonomiaOnline.

“Edhe vitin 2018 e kemi nisur njëjtë, do të thotë nuk do të ketë tolerime aspak jo vetëm për këtë veprimtari por për asnjë tjetër që nuk i përmbush dispozitat ligjore të legjislacionit ne Kosovë. Vetëm gjatë muajit janar janë mbyllur diku 30 biznese dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 52 mijë euro”, sqaroi Bytyqi.

Ajo gjithashtu foli edhe për listën e borxhlinjve ku sipas saj kjo listë do të publikohet gjatë muajve në vijim, krejt kjo me qëllim që të inkurajohen tatimpaguesit që të kryejnë obligimet.

“Administrata Tatimore e Kosovës me 16 shkurt ka njoftuar të gjithë tatim paguesit se pas datës 1 shkurt, d.m.th brenda vitit 2018 në njërin nga këta muaj do të bëhet publikimi listës së tatim paguesve të cilët nuk i kanë paguar obligimet tatimore të cilat janë të parapara me legjislacion tatimor”.

“Ne nuk kemi ndonjë problem se numri i tatim paguesve që do të jenë pjesëmarrës të kësaj liste pasi që ATK, departamentet përkatëse i kanë të identifikuar personat që janë borxhlinj. Ne e kemi bërë ketë publikim në mënyrë që t’i inkurajojmë tatimpaguesit t’i kryejnë sa me parë obligimet që i kanë të pashlyera në ATK-së”./EkonomiaOnline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme